Lajme nga Bota

3 nga 10  italianë nuk tregojnë se janë infektuar me Covid për të mos prishur pushimet verore

3 nga 10  italianë nuk tregojnë se janë infektuar me Covid

Rezultati pozitiv dihet, por nuk thuhet. Sipas një eksperti Italian të shëndetit, 3 në 10 qytetarë italianë fshehin që janë infektuar me Covid për të mos prishur pushimet verore dhe kjo ka shkaktuar një rritje masive të rasteve.

“Ka një pjesë të madhe të njerëzve që zbulojnë se ata e kanë virusin përmes tamponëve të bëra vetë dhe nuk komunikojnë që janë infektuar. Kush prej tyre ka simptoma që e shqetësojnë, atëherë informojnë mjekët e familjes. Por nëse nuk kanë simptoma të dukshme e mbajnë të fshehtë”, thotë Dr.Silvestro Scotti.

“Ka pacientë që kanë planifikuar një udhëtim dhe nuk duan të vendosen në izolim. Ata që punojnë ilegalisht dhe nuk mbulohen nga plani i tyre i sigurimit, preferojnë të monitorojnë veten e tyre sesa të mbeten pa rrogë. E njëjta gjë vlen edhe për bizneset familjare”.

Rastet në Itali së fundmi kanë kaluar një milion dhe kurba vazhdon të rritet.