Lajme nga Bota

3 gra akuzojnë guvernatorin Cuomo për ngacmim seksual: Nuk e kam bërë!

3 gra akuzojnë guvernatorin Cuomo për ngacmim seksual: Nuk e kam

Ish-ndihmësja e Andrew Cuomo-s, Lindsey Boylan, e akuzon se ai e ka prekur dhe i ka komentuar pamjen.

Ish-ndihmësja tjetër, Charlotte Bennett, ka thënë se bisedat që ka bërë me të orvateshin për të arritur tek marrëdhënia seksuale.

Fotografja Anna Ruch tha se Cuomo i ka prekur fytyrën dhe i ka kërkuar ta puthë në një dasmë.

Të gjitha këto akuza Cuomo nuk i ka pranuar. Ai thotë se mund të ketë keqkuptuar. Se është faji i tij që ato janë ndjerë jo komode, por nuk pranon që ka pasur si qëllim përfitimet seksuale.

“Nuk ka rëndësi qëllimi im. Nëse gratë janë ofenduar prej tij, ishte gabim. Nëse janë lënduar, unë kërkoj falje”, tha Cuomo.

Ndërkaq i kërkon opinionit publik të mos bazohet vetëm tek fjalët, pasi faktet mungojnë.

*Artikulli i CNN u përshtat në shqip nga Tiranapost.al