Lajme nga Bota

24 vjeçari i arrestuar për sulmin ndaj Salman Rushdies: Jam i habitur që mbijetoi

24 vjeçari i arrestuar për sulmin ndaj Salman Rushdies: Jam i

“Jam i habitur që mbijetoi”… Këto ishin fjalët e para të autorit të dyshuar për sulmin ndaj Salman Rushdies, autorit të romanit “Vargjet Satanike”.

Nga burgu i Nju Jorkut, 24-vjeçari i arrestuar Hadi Mattar foli për gazetën New York Post pas sulmit me thikë.

24 vjeçari i arrestuar për sulmin ndaj Salman Rushdies: Jam i

“Ai e sulmoi Islamin me “Vargjet Satanike””, u shpreh 24-vjeçari, i cili megjithatë pranoi se kishte lexuar vetëm dy faqe të romanit.

“Nuk më pëlqen ai. Unë nuk mendoj se ai është një person shumë i mirë. Nuk më pëlqen. Ai është dikush që sulmoi Islamin, sistemin e tij të vlerave”, tha 24-vjeçari.

Kujtojmë se autori fitues i çmimeve ka pësuar tre plagë me thikë në qafë e stomak, ndërsa ka pësuar goditje edhe në syrin e djathtë, gjoks dhe kofshën e djathtë.

24 vjeçari i arrestuar për sulmin ndaj Salman Rushdies: Jam i

Kur sulmuesi u pyet nëse Ayatollah Khomeini, i cili në vitin 1989 nxori një fatfa (vendim fetar me vdekje) kundër Salman Rushdie, ishte një burim frymëzimi për të, Mattar nuk u përgjigj.

“Unë e vlerësoj Ajatollah. Ai është një personalitet i madh ”, tha autori.Në të njëjtën kohë, ai mohoi se ishte në kontakt me Gardën Revolucionare Islamike, por pranoi se kishte parë video të autorit Salman Rushdie në YouTube.