Lajme nga Bota

20 euro taksë për turistët që vizitojnë Mykonos dhe Santorinin

20 euro taksë për turistët që vizitojnë Mykonos dhe

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis të dielën njoftoi se një tarifë prej 20 euro do të vendoset për turistët që vizitojnë ishujt e njohur të Mykonos dhe Santorini.

Ishulli turistik i Santorinit është një ndalesë e preferuar për lundrime,por në momentet e pikut, pjesë të ishullit janë të mbipopulluara me turistë dhe zyrtarët kanë marrë në konsideratë kufizime të ndryshme.

I pyetur për mbiturizmin në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut, Mitsotakis tha se Greqia ka një "një problem në destinacione të caktuara disa javë ose disa muaj të vitit" për sa i përket turizmit.

“Industria e lundrimit ka vënë një tendosje në Santorini dhe Mykonos, kështu që tarifa do të jetë 20 euro”, shtoi ai.

Vitin e kaluar, rreth 800 anije lundrimi sollën rreth 1.3 milionë pasagjerë në ishullin me vetëm 15,500 banorë, sipas Shoqatës Helenike të Porteve.