Lajme nga Bota

16-vjeçari shqiptar vdes pas një aksidenti në Itali, prindërit dhurojnë organet

16-vjeçari shqiptar vdes pas një aksidenti në Itali,

Lorenzo Çela do të festonte 17-vjetorin këtë shtator, por një aksident automobilistik i mori jetën. Makina me të cilën udhëtonte ai, e dashura e tij dhe nëna e saj u përplas me një makinë tjetër në Lonato del Garda, në Brescia.

Prej disa ditësh qëndroi në koma, derisa nuk pati më asnjë shpresë.

16-vjeçari shqiptar vdes pas një aksidenti në Itali,

Prindërit e tij, babai shqiptar dhe nëna franceze, Alket dhe Fabienne vendosën të mbajnë gjallë një pjesë të djalit të tyre. Të shkatërruar nga dhimbja, por me një zemër të madhe, vendosën dhurimin e organeve të Lorenzo-s.

Vdekja e Lorenzo-s tronditi të gjithë ata që e njihnin, por edhe ata që e admironin. Lorenzo kishte pasion futbollin dhe luante me të rinjtë e Desenzanos.

Nëse nuk do kishte pasur fatin e keq, tifozët do brohoritnin për golat e tij. Sot po duartrokasion për gjestin e prindërve të Lorenzo-s dhe jetët që do të shpëtojnë prej tij.