Lajme nga Bota

144 unaza martese u gjetën nën rrënoja! Disa fakte 19 vite pas sulmit terrorist në Kullat Binjake

Banorët e New Yorkun e kujtojnë 11 shtatorin 2001 si një mëngjes të bukur, pa re e me qiell të pastër. Askush nuk e imagjinonte se si do të mbaronte ajo ditë vjeshte, kur avionët ishin nisur në drejtim të dy kullave ikonë të qytetit të New Yorkut të mbushur me punonjës. Pak më shumë se një orë e gjysmë nga sulmi terrorist, rreth 3000 njerëz nuk jetonin më. Objektivi i terroristëve ishte i qartë: Shkatërrim i ndërtesave kryesore dhe vdekje në kompleksin e Qendrës Botërore të Tregtisë.

Miliona njerëz nga e gjithë bota panë nga ekrani se si Kulla u shemb në 10 sekonda. Më shumë se 800 punonjës brenda ndërtesës në drejtim të jugut humbën jetën. Pak me vonë, u shemb edhe kulla tjetër në drejtim të veriut. Më shumë se 1600 njerëz brenda dhe jashtë saj ndërruan jetë gjithashtu.

Kanë kaluar 19 vite, disa gjëra ende mbeten mister, por më poshtë do të lexoni disa informacione më shumë:

-Në 102 minuta, saktësisht 2,977 njerëz u vranë në sulmet në New York City, Washington dhe Shanksville, Pennsylvania.

-Nga këto, 343 ishin zjarrfikës, 23 ishin oficerë policie të New Yorkut dhe 37 ishin oficerë në Autoritetin Portual të New York-ut.

-Mosha e viktimave varionte nga 2 vjeç në 85 vjeç.

-80% e viktimave ishin burra.

-Presidenti George W. Bush nuk ishte në Uashington kur ndodhën sulmet. Ai ndodhej në Florida kur shefi i stafit të tij i dha lajmin se ishte goditur njëra kullë. Pa kaluar shumë minuta në telefon ai i thotë: Zoti President, një aeroplan i dytë goditi kullën tjetër. Amerika është nën sulm!

-Një qen i stërvistur arriti të shpëtojë pronarin e tij të verbër Michael Hingson, duke e tërhequr që të zbriste poshtë 78 kateve të kullës veriore. Ai arriti të dilte nga kulla, pak sekonda para se të fillonte të shembej.

-Pasagjerët dhe ekuipazhi i Flight 93, së bashku me rrëmbyesit e aeroplanit, ndërruan jetë kur goditi. Thuhet se aeroplani po fluturonte me shpejtësinë maksimale dhe ata që ishin marrë peng kishin bërë përpjekje për të ndaluar sulmin duke e kuptuar se jeta nuk ishte e gjatë për ta.

-Më 30 mars 2002, gjashtë muaj e gjysmë pas sulmit, një zjarrfikës që punonte në 'Ground Zero' gjeti një bibël me një copë metali që kishte ndarë një faqe me një citim: “Ju keni dëgjuar të jetë thënë, sy për sy dhe dhëmb për dhëmb: Por unë po ju them ti rezistoni së keqes: kushdo që do të të godasë në faqen e djathtë, kthejini faqen tjetër!

-Pak orë pas sulmeve, njerëzit aty pranë u betuan se panë fytyrën e Satanit në një pjesë tymi që vinte në një prej kullave ndërsa digjej. Por kjo sipas ekspertëve shpjegohet edhe për shkak të shokut psikologjik.

-18 njerëz i mbijetuan shembjes së ndërtesave. Ata ndodheshin në sheshin nëntokësor të Qendrës Botërore të Tregtisë. Kullat ranë sipër tyre por fatmirësisht jo sa për ti vrarë.

-Kur ndërtesat u shembën krijuan 1.8 milion ton mbeturina. U deshën 3.1 milion orë punë për ti larguar.

144 unaza martese u gjetën nën rrënoja! Disa fakte 19 vite pas

-Menjëherë pasi ndërtesat u shembën, SHBA nisi kërkimet për organizatorin Bin Laden. Ai u fsheh deri në 2 maj 2011, kur u vra nga forcat speciale të ushtrisë amerikane në një kompleks në Abbottabad, Pakistan.

-U deshën 99 ditë për të shuar plotësisht zjarret nga shembja e kullave.

-144 unaza martese u gjetën në rrënojat që lanë ndërtesat.

-Më shumë se 100 milion dollarë në vepra arti u zhdukën pas shembjes së kullave binjake.

144 unaza martese u gjetën nën rrënoja! Disa fakte 19 vite pas

-Zyra kombëtare e anti-terrorit kishte planifikuar një stërvitje apo trajnim fiks në orën 9 të mëngjesit se si do të veprohej nëse një aroplan do të përplasej në një prej godinave më të mëdha në Washington.

144 unaza martese u gjetën nën rrënoja! Disa fakte 19 vite pas

-U deshën pesë vjet për të rindërtuar kullat binjake.

-U deshën 102 minuta nga goditja e parë në kullën veriore që të dyja kullat të binin.

-Asnjë hapësirë nuk është lënë bosh pas sulmit. Aty është rivendosur edhe një pemë e cila u dëmtua nga shembja e kullave dhe u hoq për ti risjellë gjallërinë dhe për ta vendosur sërish aty ku ishte.

-Si rezultat i sulmeve u krijua Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe shumë protokolle të tjera mbrojtje e sigurie u miratuan.