100 dollarë gjobë për shefat në Kaliforni që bezdisin punonjësit pas pune
Shefat në Kaliforni së shpejti mund të gjobiten nëse kontaktojnë punonjësit pas orarit të punës.
Projekt-ligji i ri është propozuar nga një politikan në San Francisko, Matt Haney dhe nëse do të miratohet do të bënte shtetin e tij të parin në SHBA që u jep punonjësve të drejtën ligjore për të injoruar thirrjet dhe emailet jo urgjente pasi të përfundojë dita e punës.
Nëse projektligji bëhet ligj, çdo punëdhënës që e shkel atë mund të përballet me një gjobë prej të paktën 100 dollarë.
Haney, një demokrat, thotë se ai u frymëzua nga ligji i ri i Australisë për “të drejtën për t’u shkëputur” , i cili do të zbatohet më vonë këtë vit.
Të paktën 10 vende të tjera, përfshirë Francën, Kanadanë dhe Portugalinë, kanë ligje që mbështesin “të drejtën e punonjësve për t’u shkëputur nga puna”.
New York City shqyrtoi një propozim të ngjashëm në 2018, por nuk e miratoi atë.