Lajme nga Bota

10 njerëzit më të pasur të Zvicrës!

10 njerëzit më të pasur të Zvicrës!

821,8 miliardë…

Që Zvicra është vend i pasur, kjo nuk është një e vërtetë e panjohur. Por sivjet, përkundër pandemisë, shifrat e rritjes së pasurisë janë astronomike, siç dëshmon renditja e revistës BILANZ.

? 300 personat më të pasur të Zvicrës kanë 821,8 miliardë franga. Ky është niveli më i lartë i rritjes prej së më 1989 ka nisur listimi i të pasurve.

? Sivjet pasuria e të pasurve është rritur për 115 miliardë franga. Kjo është rritja më e lartë e regjistruar ndonjëherë.

? Më së shumti është rritur pasuria e biznesmenit Klaus-Michael Kühne, pronar i firmës së logjistikës Kühne & Nagel (17 miliardë franga). Sipas BILANZ pasuria e tij këtë vit për çdo orë është rritur për 2 milionë franga.

Cilët janë 10 pasanikët më të mëdhenj të Zvicrës?

? Vendin e parë me 55 deri 56 miliardë franga e zënë vëllezërit Kamprad, të cilët nga babai i tyre Ingvar e kanë trashëguar perandorinë e mobileve Ikea. Vëllezërit Jonas (55), Peter (57) dhe Mathias (52) jetojnë në kantonin Waadt të Zvicrës.

? Vendin e dytë me 34 deri 35 miliardë franga e mbajnë familjet Hoffmann, Oeri dhe Duschmalé, pronarë të firmave farmaceutike. Vetëm vlera e firmës Roche në bursë është 300 miliardë franga.

? Vendin e tretë e zë Klaus-Michael Kühne me 29 deri 30 miliardë franga.

? Në vendin e katërt me 29 deri 30 miliardë franga gjenden vëllezërit Gérard dhe Alain Ëertheimer, pronarë të firmës së modës Chanel.

? Në vendin e pestë (22-23 miliardë franga) ndodhet familja Safra. Kjo familje bankierësh me prejardhje siriane drejton bankën braziliane Safra. Jacob Safra, njëri nga pronarët, jeton në Zvicër.

? Në vendin e gjashtë është emri i oligarkut rus Genadi Timshenko, i cili jeton afër Gjenevës. Pasuria e tij vlerësohet mes 20 deri 21 miliardë franga.

? Në vendin e shtatë gjendet familja Blocher (19 deri 20 miliardë franga). Christoph Blocher është industrialist dhe politikan zviceran nga partia populliste SVP.

? Në vendin e tetë gjendet Jorge Lemann, zvicerano-brazilian, pronar i birrarisë më të madhe në botë. Pasuria e tij: 17 deri 18 miliardë franga.

? Vendin e nëntë e mbajnë familjet Schindler, Bonnard (16-17 miliardë euro). Schindler prodhon ashensorë.

? Në vendin e dhjetë gjendet familja Bertarelli (15 deri 16 miliardë franga). Kjo familje është aktive në industrinë farmaceutike, bioteknologji dhe patundshmëri.

Tiranapost.al