Lajme nga Bota

10 mësimet e hidhura që bota ka marrë gjatë 10 viteve lufte në Siri

10 mësimet e hidhura që bota ka marrë gjatë 10 viteve lufte

Dhjetë vjet pasi ka filluar, lufta horrifike në Siri ka humbur interesin e mediave dhe tashmë rrallëherë arrin të jetë në kryeartikujt e periodikëve dhe portaleve. Me hezitimin e europianëve dhe amerikanëve për të ndërhyrë në mënyrë deçizive në rajon, Rusia ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në vend, shpesh duke ndihmuar anën e gabuar në konflikt. Fuqitë intervencioniste rajonale si Turqia, Izraeli dhe Irani i kanë dhënë prioritet interesave të tyre të ngushta dhe afat-shkurtra. Rezultati është një konflikt i shumë forcave me fuqi të përafërt dhe të karakterizuar nga një dhunë sporadike dhe jo e organizuar mirë që nuk njeh kufij.

Megjithatë, ky dështim epik për të ndaluar luftën së bashku me pasojat katasterofike që ka pasur për sigurinë ndërkombëtare, vlerat demokratike dhe sundimin e ligjit, ne mund të marrim 10 mësime që vlejnë për historinë, por edhe për të ardhmen.

Vuajtjet e civilëve

Fatalitetet mes popullsisë civile ka qenë shumë e lartë që prej vitit 2011 djhe besohet se më shumë se 200.000 njerëz të paarmatosur janë vrarë përgjatë konflikteve të parreshtura. 12 milion të tjerë ndodhen në varfëri ekstreme dhe në rrezik të përhershëm për jetën. Si është e mundur që bota e ka lejuar këtë situatë që të vazhdojë?

Refugjatët

Më shumë se gjysma e popullsisë prej 22 milion banorësh (në fillim të konfliktit) të Sirisë janë zhvendosur prej banesave të tyre dhe më tepër se 6.6 milion prej tyre janë larguar nga vendi. Të shumtë janë ata që janë bllokuar në zonën veri-perëndimore të Idlib mes grupeve të militantëve islamistë dhe tentativat e refugjatëve për t’u arratisur drejt sigurisë në Europë, ka bërë që vdekja të vijë në brigjet e Europës, e cila vazhdon të jetë e pavendosur për të vepruar shpejt dhe në mënyrë të koordinuar për të rikthyer paqen në rajon.

Pandëshkueshmëria

Presidenti sirian Bashar Al-Assad dhe njerëzit pranë regjimit të tij vazhdojnë të kryejnë një shumëllojshmëri shkeljesh të të drejtave të njeriut. Civilë, vullnetarë, punëtorë të sektorit të shëndetësisë dhe spitalet nuk janë kursyer në fushatat e bombardimit të Assad. Por, Gjykata Ndërkombëtare e ka të pamundur të veprojë për shkak të vetos së vendosur nga Rusia dhe Kina, duke ngritur kështu pandëshkueshmërinë në nivelet më të larta dhe duke e shndërruar ligjin ndërkombëtar në një objekt talljeje.

Armët kimike

Regjimi i Assad përdori armë kimike në mënyrë të përsëritur, duke shkelur një numër të madh traktatesh ndërkombëtare dhe duke sfiduar autoritetet e rendit global. Rusia përsëri ka përdorur influencën e saj dhe fuqinë e vetos për të pamundësuar një studim të thelluar dhe gjetjen e përgjegjëzve për këto akte makabre dhe çnjerëzore.

Shteti Islamik (ISIS)

Një përfitues i madh i kaosit të krijuar në Siri është ISIS që gjeti vakuumin për të formuar një kalifat në Siri dhe në Irak që prej vitit 2014. Kur një koalicion ndërkombëtar arriti të shtypte militantët, ISIS u përgjigj me një numër sulmesh terroriste në Europë në vitet 2014-17. Të shumtë janë nënshtetasit e shteteve perëndimore që janë rekrutuar për të bërë punën e pistë të islamikëve radikalë.

Rusia dhe SHBA

Lufta ka krijuar një zhvendosje të balancës së forcës prej SHBA-ve drejt Rusisë. Pasi Barack Obama nuk ndërhyri me forca tokësore, presidenti i Rusisë Vladimir Putin, e mbushi vakuumin dhe esencialisht shpëtoi regjimin e Assad që ishte dhe shkaku se përse luftimet vazhduan pa afat.

Pranvera Arabe

Shtetet perëndimore fillimisht shprehën simpati për përpjekjet e përmbysjes së regjimeve autoritariane në Tunizi, Bahrain, Egjipt, Libi, Jemen dhe Siri. Por, teksa terreni u bë më pak i parashikueshëm dhe u shtua numri i esktremistëve islamistë, përëndimorë u zbrapsën dhe kështu mundësia për një trasfertë të paqshme të pushtetit u azgjesua menjëherë.

Turqia

Rexhep Taip Erdogan, lideri autoritar i Turqisë ka shfrytëzuar ngjarjes për të persekutuar kundërhstarët e tij kurdë si brenda vendit dhe në kufijtë e jashtëm të saj. Për më tepër Turqia ka humbur çdo lloj pretendimi për të pasur marrëdhënie diplomatike të mira me perëndimin, apo të tentojë integrimin në BE.

Izrael vs. Iran

Izraeli shqetësohet për tendencat e regjimit në Iran dhe për këtë shkak e mban gjithmonë nën presion duke e bombarduar dhe duke e kërcënuar. Për Izraelin, Siria është një mjet drejt qëllimeve të tjera.

Dështimi i OKB

Forcat paqeruajtëse të OKB kanë dështuar krejtësisht për vendosjen e paqes në rajon. OKB është gjunjëzuar përpara interesave politike dhe për pasojë gjendet impotente përballë një krize të madhe, që ka qenë dhe shkaku primar për të cilin ky organizëm është krijuar.

Përshtatur nga “The Guardian”/ tiranapost.al