Sulm tjetër në Jeruzalem, autor një 13-vjeçar

E Shtunë 28 Janar 2023, 15:03
TiranaPost
Një djalë 13-vjeçar palestinez është autor i sulmit të dytë brenda pak orëve në Jeruzalem.
Dy persona – babë e bir – kanë mbetur të plagosur rëndë, ndërsa agresori është qëlluar dhe ndodhet në spital.
Ky sulm erdhi pas atij ku 7 persona mbetën të vdekur teksa luteshin në një sinagogë, dje.
Policia ka arrestuar 42 persona në lidhje me atë sulm.
'Kjo është një rritje e konsiderueshme e nivelit të terrorit,' tha Dean Elsdunne, duke shtuar se 'terroristi' po trajtohet në spital. Siguria është shtuar në vend nga forca të shumta policore.
Politikanë nga e gjithë bota kanë shprehur ngushëllimet dhe shqetësimin për ngjarjet e rënda, të njëpasnjëshme.