Lajme nga Bota

Sulm terrorist në një autobus në Jeruzalem

Sulm terrorist në një autobus në Jeruzalem

Shtatë persona u plagosën dhe dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Agresori përhapi zjarr me armë në një autobus në Jeruzalem natën e djeshme,

Ngjarja është konsideruar si sulm terrorist.

Policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorit.

Gjashtë burra dhe një grua u plagosën në sulm. Të gjthë ndodhen në spital.

Shoferi i autobusit Daniel Kanievsky e përshkroi skenë kaotike kështu:

“Po vija nga Muri Perëndimor. Autobusi ishte plot me pasagjerë. U ndala në stacionin e Varrit të Davidit. Në këtë moment kanë nisur të shtënat. Dy persona jashtë i shoh duke rënë përtokë, dy brenda ishin gjakosur. Të gjithë i kapi paniku”.

Tensionet e fundit

Të shtënat vijnë rreth një javë pas një konflikti tre-ditor midis Izraelit dhe militantëve të Xhihadit Islamik.