Lajme nga Bota

Sulm me armë në një shkollë në SHBA, 3 nxënës të vrarë dhe 6 të plagosur

Sulm me armë në një shkollë në SHBA, 3 nxënës

Tre persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në një një sulm me armë zjarri të martën në shkollën e mesme të Oksfordit në periferi të Detroitit, thanë autoritetet.

I dyshuari, një student 15-vjeçar, është në paraburgim, tha në një konferencë shtypi nënsherifi i kontesë Oakland, Michael McCabe. Është gjetur edhe një pistoletë, tha ai.

Tre personat e vrarë besohet se të gjithë janë studentë, tha ai. Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur.

Autoritetet morën një telefonatë për një sulmues aktiv në shkollë pak para orës 13:00, tha McCabe. I dyshuari është dërguar në paraburgim nga shkolla brenda pesë minutave prej thirrjes së parë.

“I dyshuari ka gjuajtur shumë herë, ka viktima të shumta. Nuk na ka bërë asnjë rezistencë kur e kanë marrë në paraburgim”, tha ai.

Mes gjashtë të plagosurve është edhe një mësuese. Ata të gjithë janë dërguar në spital për lëndime të ndryshme, sipas zyrtarëve.

Autoritetet nuk thanë se çfarë I shkktoi në të shtënat. McCabe u tha gazetarëve se i dyshuari "përdori të drejtën e tij për të mos folur".

I dyshuari ka qëlluar nga 15 deri në 20 herë para se të merrej në paraburgim.

"Ai nuk po na thotë asgjë në këtë moment në kohë," tha McCabe.

Agjenci të shumta të zbatimit të ligjit, ambulanca dhe anëtarë të ekipit SWAT iu përgjigjën shkollës. Studentët u evakuuan dhe u dërguan në një dyqan në zonë për t'u ribashkuar me familjet e tyre.

Shkolla e mesme e Oksfordit ndodhet rreth 45 milje në veri të Detroitit.

Tiranapost.al