Viktima dhe të plagosur nga rënia e një blloku të madh akullnajor në Alpet e Zvicrës

E Premte 27 Maj 2022, 13:55
TiranaPost
Disa alpinistë kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur nga rënia e një blloku të madh akullnajor në Alpet e Zvicrës. Ngjarja ka ndodhur në masivin malor të Grand Combin.
Sipas policisë atje ishin rreth 15 alpinistë, ndërsa flitet edhe për viktima, por nuk bëhet I ditur numri. Disa prej tyre kanë mundur të evakuohen, ndërsa në operacion janë angazhuar 7 helikopterë dhe rreth dyzet grupe shpëtimi.
Grand Combin është një masiv malor në Alpet perëndimore Pennine në kantonin e Valais që përbëhet nga disa maja, ndër të cilat, tre janë mbi 4000 metra.
Tiranapost.al