Padyshim rrjetet sociale janë bërë të pandashëm në jetën tonë, aq sa kemi profile në secilin prej tyre. Studiuesit pohojnë se ne jemi të ndryshëm në Facebook, Twitter, LinkedIn dhe Instagram.
Shkencëtarët e shpjegojnë si një nevojë për t’u përshtatur me kulturën e secilit rrjet dhe në të ardhmen studime të tilla do ndihmojnë njerëzit sesi të kenë profilin perfekt në mediat sociale.
Studiuesit nga Universiteti Pen i Shkencave të Informaionit dhe Teknologjisë në bashkëpunim me studiuesit në Londër, kanë arritur në përfundimin sesi përdoruesit në mënyrë të pavetëdijëshme adaptojnë personalitete të ndryshëm në rrjete të ndryshme sociale.
“Përdoruesi kanë tendencën që ta paraqesin veten të ndryshëm në një botë të ndryshme”, është shprehur profesori Dongwon Lee, i cili e ka bazuar studimin tek më shumë se 100,000 përdorues të mediave sociale duke përdorur About.me, një portal i cili shërben si fjalor në mediat sociale.
Facebook: Më pak se 60 përqind e imazheve janë portrete të një personi të vetëm dhe vetëm15 përqind e fotografive të profilit janë me grupe njerëzish. Njerëzit mbajnë syze dielli në 7.3 përqind të fotove të profilit, më shumë se në rrjete të tjera sociale. Gjithashtu përdoruesit kanë tendencën që të publikojnë fotografi të pushimeve, duke qënë se nuk është një rrjet profesional.
Twitter:Përgjithësisht nga të gjitha rrjetet sociale, duke përfshirë edhe Twitter, 17 përqind e përdoruesve mbajnë syze. Shkrimet janë pjesë e fotografive të profilit dhe përshkrimet janë një miksim i postimeve të Instagramit (të relaksuar) dhe LinkedIn (profesional) me shprehje mbi dashurinë gjithashtu edhe për marketingun dhe social.
LinkedIn: 90 përqind e fotografive të profilit janë portrete të një personi të vetëm dhe më pak se 1 përqind e përdoruesve janë më shumë se një person në fotografi. Shumë njerëz shfaqen të qeshur në Linkedin se në rrjetet e tjera sociale. Përshkrimet e njerëzve janë mbi punësimin dhe shumica përdorin një fjalor profesional.
Instagram: 40 përqind e përduersve nuk tregojnë fytyrën e tyre në profil por kanë tendencë të përdorin figura dhe pamje. Instagram njihet si një rrjet jo-profesional, prandaj përdoruesit ndihen të lirë të postojnë fotografi të pushimeve dhe kohës së tyre të lirë.