Aktualitet

Kush ishte Musine Kokalari, kundërshtarja e parë e Enver Hoxhës

Kush ishte Musine Kokalari, kundërshtarja e parë e Enver Hoxhës

Vajza e bukur me beretë të bardhë e cila kishte përfunduar me rezultate të shkëlqyera në Romë, por më pas me një jetë të shkatërruar nga sistemi komunist, Musine Kokalari do të jetë simbolika e hapjes së dosjeve të ish-sigurimit famekeq.

Musine Kokalari kishte sot 100 vjetorin e saj.

Ju japim disa informacione për ata që nuk e njohin historinë e kësaj gruaje të bukur. Ajo ka qenë aktiviste, shkrimtarja e parë shqiptare, ka bërë partinë e parë shqiptare, është ndër disidentet e para gra ndaj sistemit komunist që në vitin 46.

Vajza e bukur që mbaroi shkollën e mesme tek "Nëna Mbretëreshë" dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës, në Itali, të cilën e përfundoi me rezultate të shkëlqyeshme në vitin 1941.

Ajo botoi librin e saj të parë ?Seç më thotë nëna plakë? në vitin 1939. Më pas në '43-shin ajo botoi gazetën "Zëri i Lirisë".

Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë ?Rreth vatrës?, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit ?Sa u tund jeta?.

Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet burg. Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen për 22 vite të tjera, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, u sëmur me kancer, dhe dy vjet më vonë u largua përgjithmonë nga jeta. Asaj nuk ju dha as mundësia për tu kuruar në spitalin onkologjik.

E bukura Musine, jetonte e vetme në një dhomë të amortizuar, në një shtëpi përdhese në moçalishte, bashkë me dy-tri familje të tjera të persekutuara. Ajo punonte në ndërtimin e pallateve e përziente llaç për ustallarët e Gollobordës. Musineja ndërtonte qytetin që edhe pse dha shumë për të, ai nuk i jepte as një strehë për të futur kokën.