Kronikë e zezë

Zbulohet vrasësi i familjes shqiptare në Greqi: Nuk më paguanin qiranë

Zbulohet vrasësi i familjes shqiptare në Greqi: Nuk më paguanin

Burrë e grua dhe dy fëmijët, 1 dhe 2 vjeç u vranë në Greqi 3 ditë më parë. Në pranga ka rënë 60-vjeçari grek, pronari i shtëpisë ku familja jetonte me qira.

Për policinë, autori i krimit ka thënë se ka vrarë me armë çiftin dhe ka mbytur më pas dy fëmijët e vegjël, pasi ata nuk po i paguanin qiranë e shtëpisë.

Viktimat u gjetën të pajetë nga djali I madh i shtëpisë, edhe ai fëmijë, vetëm 13 vjeç.

Në fillim u dyshua se vrasësi ishte burri i parë i viktimës, me të cilin ajo kishte edhe djalin 13 vjeç.