Zbulohet shkaku i zjarrit në Gjirokastër ku humbi jetën 12-vjeçarja

E Hënë 29 Nëntor 2021, 07:58
TiranaPost

Foto Ilustruese
Zjarri që përfshiu nga flakët një shtëpi në Gjirokastër nga ku humbi jetën një 12-vjeçare dhe u lëndua babai i saj, është shkaktuar nga një qiri.
Ditën e djeshme për shkak të motit të keq, shtëpitë e Dropullit kishin mbetur pa energji elektrike prej orës 17:00.
Mësohet se pasi flakët u përhapën nëpër shtëpi, 12-vjeçarja është futur në tualet nga ku nuk ka mundur të dalë dot më.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Dervician.