Kronikë e zezë

Zbardhet vdekja e gruas që u gjet në një kanal në Kuçovë. U vra nga fqinji

Zbardhet vdekja e gruas që u gjet në një kanal në

Një grua u gjet e pajetë mbrëmjen e djeshme në një kanal në Kuçovë. Viktima ishte gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe.

Autopsia zbuloi fillimisht se vdekja kishte ardhur si pasojë e asfiksisë nga mbytja.

Sot, sipas Policisë trupi i identifikuar si i shtetases Fatime Suli është vrarë nga fqinji i saj.

Arsyeja një borxh që vrasësi i kishte familjes së viktimës.

Të dy ishin banorë të lagjes “Havaleas” të fshatit Kozare, në qytetin e Kuçovës.

Familjarët e saj e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk po e gjenin kishin njoftuar për ndihmë policinë. Vetëm pas rreth 1-orë kërkimesh, gruaja 63-vjeçe u gjet në një kanal, rreth 1 km larg banesës saj.

Konfirmimi i vrasjes së gruas vuri në lëvizje policinë e Beratit, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje.

Pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje si dhe vëzhgimit të disa kamerave në bizneset përreth, u bë i mundur arrestimi i autorit të vrasjes, 58-vjeçarit Fetah Marra. I arrestuari është duke dhënë dëshminë e tij në polici.