Kronikë e zezë

Zbardhet aksidenti që mori dy jetë në Tiranë. Shoferi kaloi me semafor të kuq

Zbardhet aksidenti që mori dy jetë në Tiranë. Shoferi kaloi

Policia ka zbardhur aksidentin që ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit në kryqëzimin e 21 dhjetorit. Shkak është bërë kalimi me semafor të kuq i shoferit Emirjan Doko, i cili dyshohet se dhe ka shkaktuar aksidentin, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Zbardhet aksidenti që mori dy jetë në Tiranë. Shoferi kaloi
Foto nga vendngjarja

Dyshohet se ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me makinën tip “Honda”, ku si pasojë kanë ndërruar jetë Luan Cenollari dhe pasagjeri Ali Bejo. Gjatë kontrolleve të mjetit tip “Citroen” që i përkiste Dokës, është gjetur edhe një armë zjarri.