Xhaxhai vrau nipin 12 vjeç me çifte, dalin detajet e para të ngjarjes tragjike në Shkodër

E Mërkurë 10 Gusht 2022, 08:01
TiranaPost
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkodër ku xhaxhai goditi me çifte për vdekje nipin e mitur.
Mësohet se 12-vjeçari është vrarë aksidentalisht nga xhaxhai i tij.
Sipas policisë, i mituri ka ndërruar jetë në orën 22:15 minuta. Shkak janë bërë plagët e marra nga goditja me çifte. Siç mësohet, xhaxhai dhe nipi kanë qenë duke luajtur me armës, teksa është shkrepur.
Xhaxhai edhe vetë i plagosur në dorë, është shoqëruar dhe po merret në pyetje mbi rrethanat e ngjarjes. Është sekuestruar edhe arma.
Në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë, në shtëpi kanë qenë prezentë edhe prindërit e 12-vjeçarit.