Kronikë e zezë

Vritet në atentat një person në Malësinë e Madhe, qëllohet me breshëri plumbash teksa lëvizte me makinë

Vritet në atentat një person në Malësinë e Madhe,

Një atentat që la pas një viktimë ka ndodhur mbrëmjën e djeshme në Malësinë e Madhe.

Viktima, i identifikuar si Sokol Çelaj 58-vjeç, është qëlluar me armë teksa lëvizte me makinën e tij. Ai është dërguar menjëherë në spital por nuk ka arritur të mbijetojë, si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur në orën 22.50 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Reç, Malësi e Madhe.

Mediat televizive raportojnë së 58-vjeçari i vrarë në atentat ishte duke shkuar me gruan me makinë drejt shtëpisë, ku persona ende të pa identifikuar i bënë pritë dhe lëshuan breshëri plumbash mbi mjetin.

Viktima jetonte në Angli dhe kishte disa ditë që ishte kthyer pasi ishte ftuar në disa dasma. Dje, para pak atentatit, ai ka vizituar një të afërm.

Mësohet se Sokol Çelaj ka punuar polic dhe në vitin 1989 dhe ka vrarë një person me armën e shtetit.

Njoftimi I Policisë

Më datë 26.08.2021, rreth orës 22:50, në fshatin Reç, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi S. Ç. i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij.

Shtetasi S.Ç, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrês ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

*Tiranapost.al