Vritet gjatë mesnatës në Sukth një 38-vjeçar

Fatjon Dervishi, 38 vjeç është vrarë gjatë mesnatës në Katund të Sukthit.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon veprimet për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës