Kronikë e zezë

Vritet dhe braktiset në kanal gruaja 37-vjeçare në Shkodër, Policia gjen trupin e dekompozuar me shenja dhune

Vritet dhe braktiset në kanal gruaja 37-vjeçare në

Një 37-vjeçare është gjetur e vrarë në qytetin e Shkodrës. Trupi i pajetë i Leze Qosajt u zbulua ditën e sotme me shenja dhune nga Policia, ndërsa nga informacionet paraprake dyshohet se viktima kishte 2 apo 3 ditë e vdekur.

Policia njofton se motra e 37-vjeçares kishte bërë kallëzim më 18 maj për zhdukjen e saj.

“Rreth orës 17:05, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali, është gjetur pa shenja jete një shtetasja L.Q (K) 37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër. Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sqarojmë se më datë 18 .05.2022, motra e kësaj shtetasesje ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Shkodër, se më datë 08.05.2022, shtetasja L.Q (K), ishte larguar nga banesa, pasi kjo shtetase jetonte në Dobrac, në banesën e motrës së saj”, njofton policia.