Kronikë e zezë

Vrasja e Ruzhdi Hoxhës në Dajt, biznesmeni u rrëmbye, dhunua dhe më pas u ekzekutua me 2 plumba nga shoku i tij

Vrasja e Ruzhdi Hoxhës në Dajt, biznesmeni u rrëmbye, dhunua dhe

Biznesmeni Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i vrarë ditën e djeshme në Dajt, pasi është rrëmbyer dhe dhunuar është ekzekutuar me dy plumba në Qafë Mollë në Dajt, trupi iu hodh në një humnerë dhe më pas u mbuluar me gurë e gjethe për të mos u gjetur, raportojnë mediat. Autori i gjithë kësaj ngjarje dyshohet se është shoku i tij, Fredi Rrushi,i cili është arrestuar pasi kërkohej nga Interpol Roma për trafik droge.

Ruzhdi Hozha është qëlluar me dy plumba të cilët i kanë marrë jetën njëri e ka kapur në qafë dhe tjetri në pjesën e gjoksit.

Para se të gjendej trupi i pajetë, Fredi Rrushi ka mohuar të ketë dijeni se ku ndodhet Ruzhdi Hoxha, edhe pse ishte personi i fundit që e ka parë, ndërsa u arrestua pasi kërkohej nga autoritetet italiane. Pasi kishin konsumuar në kafe së bashku, Rrushi tha se e kishte dërguar Ruzhdi Hoxhën deri në Fushë Mëzez dhe pasi e ka lënë atje, nuk kishte pasur më asnjë kontakt me të.

Por kjo nuk korrespondonte me provat e policisë. Nga kamerat e sigurisë policia u vu në ndjekej të makinës së Fredi Rrushit ku vuri re se ai i ishte drejtuar Dajtit. Fredi Rrushi kishte hedhur telefonin e Hoxhës në rrugë, që u gjet pak ditë më parë nga policia pranë “Shkollës së Bashkuar”.

Biznesmeni i inerteve Ruzhdi Hoxha, baba i dy fëmijëve u shpall i zhdukur dy javë më parë. Denoncimi për zhdukjen e tij u bë nga familja.

Tiranapost.al