Kronikë e zezë

U qëllua në makinën e tij, ndërron jetë 50-vjeçari nga Fier

U qëllua në makinën e tij, ndërron jetë

Ka ndërruar jetë në spital 50 vjecari nga Fieri që u plagos pak minuta më parë. Nga informacionet paraprake, mësohet se viktima është Demir Backa, pronar lokali.

Backa u qëllua me armë automatik teksa ndodhej në makinën e tij të parkuar.

Rrethanat janë ende të paqarta. Policia është vënë në kërkim të autorëve. Një makinë po digjet në Bypass-in e Fierit që dyshohet të jetë i autorëve që kryen krimin.