Kronikë e zezë

U ekzekutua në sy të bashkëshortes në restorant, identifikohet shqiptari që u vra në Spanjë

U ekzekutua në sy të bashkëshortes në restorant,

Publikohet nga mediat spanjolle identiteti i shqiptarit që u ekzekutua në Spanjë, dy ditë më parë.

D. Bregu, 42 vjeç, nga Lushnja, ndodhej në restorantin 'The Orange Tree' në El Albir, me bashkëshorten e tij, ndërsa u qëllua për vdekje me 5 plumba. Atentati u bë nga një person ende i paidentifikuar pasi kishte mbuluar fytyrën me një kapuç, ndërsa pista kryesore e hetimit është larja e hesapeve por ende nuk ka diçka konkrete që e inkriminon shqiptarin, ndërsa hetimet vijojnë.

U ekzekutua në sy të bashkëshortes në restorant,

Sipas dëshmitarëve që ndodheshin në restorant, autori iu afrua tavolinës ku po darkonte viktima dhe e qëlloi disa herë me armë zjarri, më pas u largua nga vendngjarja.

Shqiptari u dërgua menjëherë në spital për t'iu nënshtruar një ndërhyrjeje, por nuk arriti t'i mbijetonte plagëve. Mediet spanjolle shkruajnë se ky sulm vjen vetëm disa ditë pasi anëtarët e një grupi mafioz rus u vunë nën prangat e policisë për pastrim parash, një prej tyre ishte dhe ish-këshilltari i Alteas, Jaime Selles.