Kronikë e zezë

U bllokuan në pus teksa e pastronin, ndërron jetë 38-vjeçari 

U bllokuan në pus teksa e pastronin, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mallakastër. Dy qytetarë kanë mbetur të bblokuar në pusin e ujit teksa po e pastronin. Të dy janë nxjerrë me shenja jete nga pusi.

Rrugës për në spital ka ndërruar jetë nga asfiksia njëri prej tyre, Besnik Veliaj 38 vjeç.

Ndërkaq nuk dihet ende si është gjendja e Bledar Bregut.