Kronikë e zezë

Tragjike në Kroaci/ Aksidentohet autobusi me targa të Kosovës, raportohen 10 viktima

Tragjike në Kroaci/ Aksidentohet autobusi me targa të Kosovës,

Një autobus me targa të Republikës së Kosovës ka devijuar nga rruga në autostradën në afërsi të Slavonski Brod. Si pasojë e aksidentit raportohet se kanë ndërruar jetë 10 persona, ndërkohë që janë plagosur 30 të tjerë.

Autobusi në fjalë ishte i linjës Prishtinë-Frankfurt dhe besohet se ka pasur 60 pasagjerë.

“Situata është shumë e vështirë dhe ka ende një numër të madh të pasagjerëve që janë në rrezik për jetë. Gjatë hetimit, policia përcaktoi se ishte një autobus me kombësi të Kosovës dhe targa regjistrimi gjersa sipas informacionit aktualisht të disponueshëm, 10 persona vdiqën në aksidentin e trafikut, ndërsa dhjetëra u transportuan në spitalin në Slavonski Brod për ndihmë mjekësore”, tha Damir Brezic, një zëdhënës i policisë së qarkut Brod-Posavina.

Qarkullimi i automjeteve është ndaluar në aksin ku ndodhi aksidenti.

Tiranapost.al