Tragjedi në familjen shqiptare në Greqi, prindërit dhe vajza vdesin në aksident

E Hënë 15 Nëntor 2021, 15:21
TiranaPost
Një aksident tragjik ka shuar 3 anëtarë të një familje shqiptare në Lamia të Greqisë.
Sipas raportimeve të mediave greke, makina e tyre tip “Toyota” është përplasur me një tanker karburanti duke shkaktuar tragjedinë.
Nga përplasja sipas mediave greke kanë ndërruar jetë në vend, burrë e grua, 46 dhe 43 vjeç si edhe vajza e tyre 22 vjeçe. Mësohet se djali i tyre 17-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga makina.
Tiranapost.al