Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar në zonën e Unazës së Re.
Dyshohet se është qëlluar në drejtim të një makine tip “Audi”, në ngjyrë të bardhë, e cila ndodhej pranë një kryqëzimi.
Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nëse ka të lënduar. Policia është drejtuar për në vendin e ngjarjes.