Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një viktimë dhe një i plagosur
E Premte 3 Qershor 2022, 07:43
TiranaPost
Mëngjesin e sotëm ka pasur të shtëna me armë zjarri në qytetin e Shkodrës. Sipas raportimeve të para si pasojë ka mbetur i vrarë Naim Bajri. Një person tjetër dyshohet të jetë plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus, afër markatës së peshkut.
Policia është në vendngjarje.