Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në "Don Bosko", 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në "Don Bosko", 1 i

Në një lokal të zonës së "Don Bosko"-s, në Tiranë, është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë persona.

Prej të shtënave ka mbetur 1 i vdekur dhe janë plagosur 4 të tjerë. Një nga të plagosurit është vëllai i viktimës.

Pasi kanë qëlluar me armë autorët janë larguar me një makinë Mercedez-Benz. Policia ka vendosur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të disa lagjeve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.

Si pasojë e të shtënave, shtetasi E. Ç., 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.