Kronikë e zezë

Të shtëna me armë pranë ish-Bllokut, një person i plagosur

Të shtëna me armë pranë ish-Bllokut, një person i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite të shtunë në kryeqytet, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri si rezultat i një sherri që ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve vdekjeprurëse.

Incidenti është regjistruar në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Mësohet se i plagosuri është Ilir Shkurti, rreth 32 vjec, i cili pas marrjes së plagëve është transportuar drejt Spitalit të Traumës.

Fatmirësisht, i riu nuk rrezokon ta humbë jetën nga plumbi që ka marrë, pasi ky i fundit e ka goditur në këmbë, duke mos prekur organe jetësore.

"Ne lidhje me plagosjen me arme zjarri ne kembe te shtetasit I.SH, fale reagimit të menjehershëm të sherbimeve të Policisë në kohë rekord u bë bllokimi i mjetit tip “Benz” i cili u përdor nga autorët për t’u larguar, dhe u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme njëri prej autorëve të dyshuar të ngjarjes. per pak do keni njoftim te plote", njoftoi policia.

Tiranapost.al