Kronikë e zezë

“S’jam unë fajtori, do dalë kush e ka bërë”. Lihet në burg 53-vjeçari që akuzohet se abuzoi me vajzën e mitur të nipit

“S’jam unë fajtori, do dalë kush e ka

Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “45 ditë paraburgim” për Kabul Hundën. 53-vjeçari cili akuzohet se abuzoi seksualisht me një 16-vjeçare nga Libohova, vajza e nipit të tij.

Denoncimi në polici është bërë nga xhaxhai i të minorenes, ndërsa familjarët deklaruan se vajza prej disa kohësh dukej e trembur. Derisa një ditë vendosi t`i tregonte nënës së saj.

Kabul Hunda i ka mohuar akuzat gjatë seancës. Ai i ka hedhur akuzat tjetërkund. Sipas tij 16-vjeçarja ka raporte intime me një 32-vjeçar.

53-vjeçari jetonte i vetëm që pas vdekjes së bashkëshortes. Fëmijët e tij jetojnë jashtë vendit.