Kronikë e zezë

Sherr pranë shkollës 'Çajupi'. Plagosen 4 persona

Sherr pranë shkollës 'Çajupi'. Plagosen 4 persona

Katër persona janë konfliktuar pranë shkollës Çajupi, në Tiranë, mëngjesin e sotëm. Gjatë sherrit janë përdorur sende te forta dhe armë. 4 të plagosurit janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i sherrit masiv thuhet se është bërë konflikti mes dy mësueseve të shkollës: asaj të letërsisë dhe historisë që ka nisur që ditën e premte. Njëra prej tyre ka thërritur për ndihmë sot familjarët e saj të cilët kanë ardhur me armë dhe kanë kërkuar të përballen me familjarët e mësueses tjetër duke mos e lënë të hynte në ambientet e shkollës.

Në debat ishin përfshirë shtetasja me inicialet E.Q., mësuese Letërsie dhe shtetasja me inicialet D.T., që jep lëndën e Historisë.