Kronikë e zezë

Shënohet viktima e parë pa nisur ende sezoni turistik

Shënohet viktima e parë pa nisur ende sezoni turistik
Foto Ilustruese

Pa nisur ende zyrtarisht sezoni turistik është shënuar viktima e parë nga mbytja. Bëhet fjalë për një 71-vjeçar. I moshuari nga Gjirokastra kishte shkuar tek vajza në Shëngjin për të shijuar kohën e ngrohtë dhe rrezet e diellit. Ai është futur në ujë dhe nuk ka dalë prej tij.

Trupi është gjetur pas disa minutash dhe është dërguar në morg.