Kronikë e zezë

Serbi arrestohet menjëherë pasi vret bashëshorten shqiptare në Austri

Serbi arrestohet menjëherë pasi vret bashëshorten shqiptare

Një 59-vjeçar serb ka vrarë me thikë gruan e tij shqiptare 50-vjeçare, por është arrestuar nga efektivët e policisë Austriake menjëherë, pa mundur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se hetimin e ngjarjes kriminale ka marrë përsipër Enti Shtetëror i Hetimeve Penale, dhe aktualisht hetimi mjeko-ligjor është në vijim.

Sipas gjendjes aktuale të hetimeve, serbi mësohet se ka sulmuar me thikë në banesë gruan e tij nga Shqipëria dhe në këtë proces e sipër, e ka plagosur për vdekje.

Policia është njoftuar për krimin e dhunshëm rreth orës 09:30 me thirrje emergjente.

Tiranapost.al