Kronikë e zezë

Rëndohet gjatë natës gjendja e biznesmenit që u dhunua dje në Krujë

Rëndohet gjatë natës gjendja e biznesmenit që u dhunua dje

Është rënduar gjatë natës gjendja shëndetësore e biznesmenit Namik Çangu. Ai është dërguar me urgjencë të spital, për shkak të hemoragjisë që ka pësuar.

Çangu u dhunua gjatë natës së një dite më parë në shtëpinë e tij, kur sapo ishte kthyer nga një darkë familjare.

Gruaja dhe katër fëmijët u kyçën nëpër dhomat e shtëpisë, kurse të paktën 10 persona të armatosur e lidhën dhe e dhunuan derisa hapën kasafortën e shtëpisë nga ku morën 100 mijë euro dhe një sasi floriri.

Në polici ditën e sotme janë shoqëruar disa persona si të dyshuar për sulmin ndaj tij.