Qëllohet me armë djali i një polici në Shijak. U shpëton plumbave
E Shtunë 16 Prill 2022, 12:42
TiranaPost
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur sot në Shijak, në rrugën dytësore. Një makinë në lëvizje ka qëlluar një tjetër makinë. Shënjestër ka qenë djali i një polici. Orlando Petkola u ka shpëtuar për mrekulli breshërisë së plumbave.
Ndërkaq policia është vënë në ndjekje të atentatorëve.