Kronikë e zezë

Prindërit gjejnë të pajetë foshnjen 3 muajshe në Has. I paqartë shkaku

Prindërit gjejnë të pajetë foshnjen 3 muajshe në Has. I
Foto Ilustruese

Një foshnje tre muajshe ka ndërruar jetë në Krumë të Hasit. Prindërit e kanë gjetur pa shenje jete dhe shkaqet janë ende të paqarta. Dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë, por ende nuk është e qartë si ka ndodhur.

Policia është njoftuar nga nëna e foshnjes, 31-vjeçarja e inicialet G.P.

Familjarët po merren në pyetje ndërkohë që ekspertiza do të zbulojë shkakun e vërtetë të ngjarjes së rëndë.