Kronikë e zezë

Plagosja në ish-Bllok, ndalohet një prej autorëve

Plagosja në ish-Bllok, ndalohet një prej autorëve

Njëri nga autorët përgjegjës për plagosjen e mbrëmjes së kësaj të shtune në zonën e ish-Bllokut në Tiranë është arrestuar pak momente pasi ngjarjes, njoftoi Policia e Shtetit.

I ndaluari në lidhje me plagosjen është Kridenc Mecollari, 38 vjeç. Efektivwt arritën ta neutralizojnë atë pas lëndimit të 32-vjeçarit Ilir Shkurti, rreth orës 19:00, në vendin e quajtur “Shallvaret” në afërsi të një bar-kafeje.

Sipas uniformave blu, gjatë veprimit për neutralizimin e autorëve, u bë në kohë rekord bllokimi i mjetit tip “Mercedes Benz”, i cili u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Fale reagimit të menjehershëm të shërbimeve të Policisë në kohë rekord u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të plagosjes me armë të një shtetasi si dhe bllokimi i mjetit me të cilin autorët u larguan nga vendi I ngjarjes.

Rreth orës 19:00, në vendin e quajtur “Shallvaret” në afërsi të një bar-kafeje, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Sh, 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i reagimit të menjehershëm të sherbimeve të Policisë në kohë rekord u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë për veprime të metejshme i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasit Kridenc Mecollari, 38 vjeç dhe bllokimi i mjetit tip “Benz” që u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes i cili ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Tiranapost.al