Kronikë e zezë

Përplasje me armë dhe thikë në Kavajë, dy viktima

Përplasje me armë dhe thikë në Kavajë, dy viktima

Dy persona kanë mbetur të vdekur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kavajës.

Sipas policisë, mësohet se ka ndodhur një konflikt i çastit në një lokal mes dy personave, të cilët kanë goditur njëri-tjetrin.

Njëri ka qëlluar me pistoletë dhe tjetri me thikë.

“Kavajë/Informacion paraprak: Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.”, njofton Policia e Kavajës.