Kronikë e zezë

Përplaset motori me makinën ne Tiranë, plagoset 32-vjeçari

Përplaset motori me makinën ne Tiranë, plagoset 32-vjeçari

Një aksident është regjistrua pasditen e sotme në kryeqytet, ku si pasojë e përplasjes së motomjetit që ai drejtonte me një makinë, është plagosur drejtuesi me iniciale R. T, 32 vjeç.

Sipas informacioneve të lëshuara nga Policia e Shtetit, ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”

Fatmrësisht, i plagosuri nuk e ka humbur jetën, pavarësisht dëmtimeve që ka pësuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit” është përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin G. I me motomjetin me drejtues shtetasin R. T, 32 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi R. T, i cili ndodhet në spital, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tiranapost.al