Për vrasjen e djeshme të biznesmenit në Laç, 3 persona në pranga

E Shtunë 11 Dhjetor 2021, 17:21
TiranaPost
Policia ka vënë në pranga dy autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Rakip (Pilot) Roli në Sanxhak të Laçit. Janë arrestuar Skënder dhe Lleji Lika, babë e bir. Ata akuzohen se ekzekutuan biznesmenin Roli me breshëri plumbash teksa udhëtonte me automjetin e tij “Audi”.
Në pranga është vënë edhe një person tjetër, që dyshohet se ka bashkëpunuar me dy vrasësit.