Kronikë e zezë

Overdoza dyshohet se ia mori jetën një personi në Gjirokastër

Overdoza dyshohet se ia mori jetën një personi në

Konsumimi i një doze më të madhe nga përshkrimi prej mjekut, apo dhe përzierja e barnave mund të kenë qenë arsyet pse një qytetar ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të premteje në Gjirokastër.

Sipas informacioneve nga uniformat blu, Viktima është 56-vjeç me inicialet F. K. dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Fatkeqësisht, as stafi mjelësor nuk ka arritur të bëjë diçka për ta shpëtuar të ndjerin, pasi në momentin që u dërgua në spital, ai kishte ndërruar jetë.

Ekspertiza paraprake e trupit të pajetë është nxjerrë përfundimi se nuk janë vënë re shenja dhune, por ka dyshime se viktima ka konsumuar medikamente.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e urgjencës shkuan rreth orës 20:10 në fshatin “Asim Zeneli” për t’i ardhur në ndihmë qytetarit.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/ Informacion paraprak.
Rreth orës 20:10, njoftohemi nga Urgjenca e Spitalit Gjirokastër se ka shkuar në fshatin”Asim Zeneli” pasi është është njoftuar për t’i dhënë ndihmën mjekësore shetetasit F. K., 65 vjeç (i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor) por në Spitalin Rajonal Gjirokastër ky shtetas ka mbërritur i pajetë.
Nga kqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune, gjithashtu dyshohet se ky shtetas ka konsumuar medikamente.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranapost.al