Një ditë pas atentatit të trefishtë në Fushë Krujë, mbi 10 të shoqëruar në Polici

E Hënë 18 Korrik 2022, 09:02
TiranaPost
Një ditë pas atentatit të tre-fishtë në Fushë Krujë janë shoqëruar mbi 10 persona në polici. Të gjithë të shoqëruarit dyshohet se kanë lidhje me informacion me ekzekutorët.
Deri në orën 4:00 të mëngjesit FNSH dhe RENEA kanë kontrolluar shtëpi të ndryshme në Fushë Krujë ku dyshohej se autorët mund të ishin fshehur.
Çfarë ndodhi dje?
Dje rreth orës 15:00 mbetën të vdekur si pasojë e një atentati Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxha. Makina me të cilën udhëtonin u zu në pritë. Mendohet se vrasësit kanë dalë nga makina e tyre dhe i kanë ekzekutuar me mbi 60 plumba. Më pas i kanë vënë zjarrin makinës.
Nisur nga këto detaje, hetuesit mendojnë se në këtë rast vrasësit kanë qenë me pagesë. Metoda e djegies është një metodë ushtarake.