Kronikë e zezë

Një 78-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Durrës

Një 78-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij

Një 78-vjeçar është gjendur i pajetë në banesën e tij në lagjen nr.17 të Durrësit. Raportohet se i moshuari jetonte i vetëm dhe se nga vëzhgimet paraprake të Policisë nuk janë identifikuar shenja dhune dhe besohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrore.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Më datë 21.02.2021, në lagjen nr.17, Durrës, është gjetur pa shenja jete në banesë, shtetasi B. C., rreth 78 vjeç, i cili banonte i vetëm.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranapost.al