Ngjarja Tronditëse në Mallakasër/ Pasi e grabitën, 2 të rinjtë dhunojnë për vdekje të moshuarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Klos në Mallakastër, një 89-vjeçar, Caush Shehaj është dhunuar për vdekje nga dy të rinj që hynë në shtëpinë e tij për ta grabitur.
Dy grabitësit janë arrestuar nga policia dhe janë identifikuar si Ervis Halimi 22 vjeç dhe Musa Gudo 28 vjeç. Policia ka proceduar penalisht edhe 16 vjeçarin F.Ç nën akuzën e ‘moskallëzimit të krimit’.
Ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit tip automatik me të cilën është kryer grabitja.
Të afërmit e viktimës kanë zbuluar se i moshuari, Caush Shehaj ishte dhunuar në mënyrë barbare.
Fqinjët e përshkruajnë viktimën si një njeri shumë të mirë, e ndërsa kanë treguar se mbante në shtëpi një kasafortë të para shumë vitve, ndonëse aty nuk kishte lekë.
I moshuari humbi jetën në sallën e reanimacionit në spitalin e Fierit, si pasojë e plagëve të marra nga dhuna.
Viktima jetonte me bashkëshorten e cila gjithashtu tregon se u dhunua nga dy grabitësit.