Kronikë e zezë

Ngjarja në Roskovec/ Përcillen për në banesën e fundit nusja dhe vjehrri. I biri merr pjesë në varrimin e babait

Ngjarja në Roskovec/ Përcillen për në banesën e fundit

Janë përcjellë për në banesën e fundit 61-vjeçari Xhevahir Hoxha dhe Merushe Hazizi që humbën jetën dje në Roskovec. Kujtojmë se 61-vjeçari vrau me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij dhe më u vetëvar pas shtëpisë. Në ceremoninë mortore të Xhevahir Hoxhës kanë marrë pjesë pak të afërm, por mediat raportojnë se i biri, Fajton Hoxha ka qenë në varrimin e të atit.

Fatjon Hoxha, djali i Xhevahirit, ka qenë i martuar me parë dhe ka 1 fëmijë 9 vjeç me gruan e parë. Prej rreth 3 vitesh ai bashkëjetonte me viktimën dhe jetonin në një shtëpi me qera në Vlorë, ndërsa rreth 1 muaj me parë u kthyen në fshat te prindërit e tij. 61-vjeçari nuk e donte Merushen pasi kjo ishte e martuar më parë me dikë tjetër dhe donte që djali të mbante për nuse gruan e parë me të cilën ka 1 fëmijë. 30-vjecarja Merushe Hazizi është përcjellë për në varrezat e fshatit Suk1 nga familjaret e saj, jashtë syrit të medias.

Në një intervistë për News 24 bashkëshortja e 61-vjeçarit është shprehur se burri i saj dhe nusja kishin sherre të vazhdueshme me njëri-tjetrin.

Ajo pohoi se pak pas krimit burri i saj kishte ikur nga toka me vrap, dhe nuk i kishte treguar për atë çka i kishte ngjarë në shtëpinë e tij.

"Nuk shkonte nusja me atë. Kur erdha unë ai e kishte bërë atë punë. Ajo thoshte; ‘s’ke punë që të vish këtu se janë shtëpitë e mia’. E acaronte shumë. As ajo se donte, as djali. Kishte një muaj. Ata rrinin me qira.

Isha andej poshtë, kam një kuzhinë poshtë. Erdha deri te gjyma e rrugës, deri te dera dhe nuk kisha guxim të hyja brenda. E pashë atë shtrirë (nusen). Burrin tim e panë që po ecte me vrap nga toka. S’më tregoi fare. Më tha se do dilte nga toka, iku me vrap. Iku u var andej. Shkoi policia, e gjeti"

E kishit menduar ndonjëherë këtë gjë?

S’ma priste mendja. E dija që ishte i egër, por s’ma mori mendja se do e bënte këtë gjë. Kisha një çupë unë që iku me dashuri, ka 12 vite, dhe thoshte; do e vras.

Kishte kërkuar urdhër mbrojtje?

Po ka vajtur në polici. Ajo thoshte; ti nuk ke shtëpi këtu, s’ke punë këtu. Janë shtëpitë e mia.

Ku e kishte vrarë? Se thuhet që është vrarë në banjo
Nuk e di, këtu gjeta gjak. Ka qenë në dhomë. Se di ku e ka vrarë, këtu e pamë.

Ziheshin shumë?

Nusja thoshte që ‘këtu s’ke punë’. Djali mbronte nusen, jo babanë. Shtëpitë e Xhavairit ishin. Ajo thoshte i kam unë shtëpitë. Ziheshin përditë, bënte llafe. I thoshte; shporru. ‘Të më hash m… unë nuk luaj që këtu’, thoshte nusja. Djali kishte nusen e parë, dhe kjo u bë sebep. Këtu rrinte Xhevairi.