Kronikë e zezë

Ngjarja e Kavajës ndodhi në prani të djalit të mitur të një prej viktimave

Ngjarja e Kavajës ndodhi në prani të djalit të mitur të

Janë zbuluar detaje të reja nga sherri i djeshëm në Kavajë që përfundoi në dy vrasje.

Armand Gosa dhe Sali Rexha të dy nga 43 vjeç u konfliktuan para 3 ditësh për motive të dobëta në një lokal të qytetit

Ditën e djeshme, së bashku me djalin e mitur, Rexha shkoi pranë shtëpisë së Gosës për t'u sqaruar.

Fillimisht janë konfliktuar verbalisht e më pas situata ka degraduar në dhunë fizike deri në përdorimin e armëve.

Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën, i cili është përgjigjur dukë shtënë me armë drejt 43-vjeçarit.

Të dy viktimat e kishin ndryshuar emrin në gjendjen civile, ku Gosa dyshohet se ka pasur precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa sa i përket Rexhës ende nuk ka një konfirmim zyrtar.